
Infrastrukturë Ujësjellës – Kanalizime
ONYX Sh.p.k është liçensuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit si një kompani që ofron shërbime ekspertize dhe profesionale lidhur me insfrastrukturën Ujësjellës Kanalizime.
Në fushën e Ujesjëllës Kanalizime, shoqëria ka një ekip të specializuar, ekspertë me përvojë dhe profesionistë të rinj që punojnë së bashku për të realizuar zhvillimin e qëndrueshëm të projekteve dhe programeve për klientët në sektorin publik dhe privat në të gjithë territorin e vendit.
Shërbimet që ofrojmë janë:
- Hartim studimë për furnizim më ujë dhe shkarkim të ujërave të ndotura për zona të veçanta
- Hartim projekt - preventivi për linja transmetimi të ujësjellësit
- Projektim dhe zbatim të impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura
- Projektim të rrjetit të jashtëm dhe të brendshëm për furnizimin me ujë dhe rrjetit të shkarkimit të ujërave të ndotura të të gjitha llojeve
- Projektim dhe zbatim të rrjeteve inxhinierike të ujësjëllës- kanalizim për fshatra turistike
- Rikonstruksione dhe ndërhyrje në rrjete inxhinierike ujësjellës- kanalizim dhe impiante të trajtimit të ujërave
- Mirëmbajtje rrjeti, zhbllokim, pastrim, dezinfektim dhe transport të mbetjeve në përputhje me standardet mjedisore