
Infrastrukturë Energjitike
ONYX Sh.p.k është licensuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit si një kompani që ofron shërbime ekspertize dhe profesionale lidhur me infrastrukturën energjitike.
Në fushën e energjitikës, shoqëria ka një ekip të specializuar, ekspertë me përvojë dhe profesionistë të rinj që punojnë së bashku për të realizuar zhvillimin e qëndrueshëm te projekteve dhe programeve për klientët në sektorin publik dhe privat në të gjithë territorin e vendit.
Shërbimet që ofrojmë janë:
- Projektim - Zbatim të rrjetave elektrike për objekte civile dhe industriale
- Projektim - Zbatim i ndriçimit rrugor, shesheve, dekorativ, ndriçimit të objekteve të mëdha sportive, porteve, aereoporteve etj.
- Projektim - Zbatim të rrjeteve të telefonisë, citofonisë, fonisë, internetit, TV, access control, CCTV, sistemet e alarmit, sistemet e dedektimit të zjarrit etj, për objektet civile dhe industriale
- Projektim - Zbatim impianti të prodhimit të energjisë elektrike të rinovueshme, diellore, era etj.
- Projektim - Zbatim nënstacione elektrike primar dhe sekondar, linja të tensionit të lartë
- Projektim - Zbatim kabina elektrike të rrjetit shpërdarës, linja të tensionit të ulët dhe të mesëm
- Projektim - Zbatim sinjalistikë ndriçuese në infrastrukturë
- Mirëmbajtje periodike të sistemeve elektrike
- Auditim mbi Eficencën e Energjisë për ndërtesat
- Konsulencë elektrike për zhvillimin e infrastrukturës elektrike industriale, civile dhe jo vetëm
- Përgatitja e dosjeve teknike të projektit dhe ndjekja hap pas hapi deri në implementimin e plotë të tij