SHERBIMET

Inxhinieri Mjedisore

ONYX Sh.p.k është liçensuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit si një kompani që ofron shërbime ekspertize dhe profesionale lidhur me ndikimin në mjedis.

Në fushën e Mjedisit, shoqëria ka një ekip të specializuar, ekspertë me përvojë dhe profesionistë të rinj që punojnë së bashku për të realizuar zhvillimin e qëndrueshëm te projekteve dhe programeve për klientët në sektorin publik dhe privat në të gjithë territorin e vendit.

Shërbimet që ofrojmë janë:

  • Ndikim në mjedis dhe Auditim mjedisor
  • Shërbime dhe konsulencë në fushën e mjedisit
  • Vlerësim i ndikimit në mjedis (VNM)
  • Vlerësim i ndikimit social (SIA)
  • Plane menaxhimi mjedisor dhe social (SMP)
  • Vlerësim strategjik mjedisor (VSM) përfshirë menaxhimin e politikave zbutëse për projekte
  • Plane rehabilitimi, studime fizibiliteti
  • Monitorim të elementeve mjedisorë
  • Projektim dhe trajnim për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme