RRETH NESH

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë shërbime cilësore me standarde bashkëkohore si dhe të realizojmë në mënyrë efiçente e të suksesshme çdo projekt që ndërmarrim.

Vizioni dhe Vlerat

Me ekspertizën profesionale të fituar ndër vite ne synojmë të sigurojmë një rritje të vazhdueshme të aktiviteteve tona në tregjet brenda dhe jashtë vendit.

Strategjia

Ne ndërtojmë sukses në saj të cilësisë, korrektësisë dhe profesionalizmit. Ato janë strategjitë tona themelore për zhvillimet e ardhshme të shoqërisë.

Kodi i Sjelljes dhe Etika e Biznesit

Ne e zhvillojmë biznesin tonë duke zbatuar etikën profesionale dhe duke ju përmbajtur të gjitha ligjeve dhe rregullave të zbatueshme në Republikën e Shqipërisë. Shëndeti, siguria në punë dhe respektimi i ambientit janë prioritetet tona për të krijuar një kulturë dhe mjedis punë të favorshëm.

Certifikime dhe Vlerësime

● ISO 9001:2015
● ISO 14000:2015
● BS OHSAS 18001:2007
● BS PAS 99:2012

Angazhimet

Në çdo projekt që ne ndërmarrim, kemi në fokus plotësimin e kërkesave të klientit si dhe dhënien e konsulencave tona profesionale - inxhinierike përgjatë implementimit të projektit. Ne jemi të angazhur për ruajtjen, përmirësimin në mënyrë të vazhdueshme të përformancës së kompanisë në të gjitha drejtimet, burime njerëzore, inovacion në teknologji, cilësi dhe standarde.

Historiku

Njihu me historikun tonë

Viti 2016

U themelua Shoqëria ONYX Sh.p.k

Duke orientuar aktivitetin në fushën e energjitikës, mjedisit dhe ujësjellës kanalizime. ONYX Sh.p.k ka zbatuar dhe zbaton me sukses projekte brenda vendit falë përkushtimit dhe angazhimit në drejtim të cilësisë dhe shërbimit ndaj klientëve. Zotërojmë kapacitete profesionale në burime njerëzore, makineri e pajisje teknologjike për kryerjen me profesionalizëm dhe saktësi të punimeve në projektim, zbatim dhe mirëmbajtje sipas objektit dhe liçensimit të kompanisë.

Realizimet kryesore ndër vite:

Impianti i përpunimit të mbetjeve Landfilli Elbasan

(Instalime të turbines së fuqisë, i pompave zhytëse, i ndriçimit të jashtëm dhe të brendshëm, i sensorëve të niveleve dhe nxehtësisë, i motorrëve, i transportierëve, instalimi dhe montimi instalimi i kabinës kryesore 35/0.4 kV, etj.).

Zgjerim rrjeti 20 kV në Kodër - Arapaj

(Dalje të Re F.55S nga N/st. Shkozet, me linjë kabllore nëntokësore me kabina të reja 20 kV dhe rrjeti TU).

Zgjatim i fiderit 20 kV, Nr.3 Sallmone – Xhafzotaj

Projektim Linje

(Linja TM 35 kV N/St Bajram Curri - N/St Maskollat dhe projektimi i N/St Maskollat 35/10 kV).

(Linja 110 kV dhe Linja TM - TU (10/6/0.4) kV që ndërpret rrugën kryesore Qukës - Qafë Plloq).

Projektimi i rikonstruksionit të N/St

(N/St Pogradec me dy trakte në primarë)

Ndërtim - Montim N/St 110/10kV 2x31.5 MVA

(Uzina Fe – Cr - Elbasan).

Projekti elektrik për objektin

Linja 35 kV e 6 kV, kabinat 35 kV e 6 kV dhe projekti i brendshëm ne “Impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier”.

Linja 35 kV e 6 kV, kabinat 35 kV e 6 kV dhe projekti i brendshëm në “Impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane të qarkut Tiranë”.

“Ndërtimi i godinave sociale të banimit të muxhahedinëve, Manze”, për linjat 20 kV e 0.4 kV dhe kabinat 20 kV e 0.4 kV dhe projektin e brendshëm.

Ndërtimi i rrjetit elektrik shpërndarës 20kV

Fideri 356, dhe kalimi nga 6 në 20 kV i kabinave të Fidrave 6kV, Tiranë.

Ndërtim i rrjetit TU

Për ndriçimin e sheshit dhe furnizimin e zyrave në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve Urbane, Fier.

Montim i kabinave, instalim

I ndriçimit të jashtëm dhe shtrirje e kabllove të seksioneve të ndryshme në Talë, Lezhë.

Montim - Kolaudim i pajisjeve primare N/St Gjiri i Lalzit 110/20kV

Ndërtim Linja TL, 110 kV, N/Stacioni Sallmone-Gjiri i Lalzit dhe shtesë trakti 110 kV në N/Stacionin Sallmone

Punime ndërtim-montimi të linjës së re TL, 110 kV me një qark, Sallmone-Gjiri i Lalzit, me një gjatësi prej 17.5 km ku përfshihen bazamentet e reja të shtyllave metalike 110 kV, montimi dhe ngritja e shtyllave 110 kV dhe montimi i përcjellësit ASCR dhe OPGW.

Shtesa e traktit 110 kV në N/St Sallmone ku përfshihen bazamentet e reja të portalit, të pajisjeve primare të portalit, montimi i konstruksioneve metalike për pajisjet primare, montimi i pasjisjeve primare, punimet elektrike të N/St etj.

Punime ujësjellës kanalizime

Punime për zhbllokim, pastrim dhe riparim i kanalit KUZ, F.I, Durrës.

Inspektim, zhbllokim, pastrim kolektori me dimensione fi-500 – fi-2200, Durrës.

Shërbim i zhbllokim, pastrim dhe mirëmbajtjes të rrjetit të kanalizimeve, UKT Tiranë.

Pastrim zhbllokim i kolektorit kryesor të unazës, Peshkopi.

Thithje e Largim/Pastrim i Ujrave të Shiut, Kompleksi i Ri i Stadiumit Kombëtar.

Pastrimi i vaskave të uzinës së Albchrom shpk (Uzina e Fe - Cr), Elbasan.